Lajme

Dhunë në Jeruzalem, palestinezët vriten në përleshje

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 22 July 2017

Tre palestinezë u vranë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në Jeruzalemin lindor dhe në bregun e pushtuar perëndimor.

Qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të dhunës që pasoi tensionin e lartë pas ditësh fërkime për një vend të shenjtë në Jeruzalem.

Një javë më parë, dy policëve izraelitë u vranë afërsi të tempullit “Mal”, që për myslimanët njihet si “Haram la Sharif”, kompleks fetar që s’ka nevojë për vrasje për të pasur tension. Me këtë të fundit në kulm, autoritetet izraelite dërguan mijëra policë që rrethuan kompleksin duke mos lejuar hyrjen aty të myslimanëve për t’u falur, diçka që rezultoi shpejt në përleshje në zona të ndryshme të Jeruzalemit.

-Advertisement-

Arsyeja më e fundit e palestinezëve për t’u ankuar është instalimi i detektorëve të metaleve në dyert e kompleksit fetar, diçka që ata thonë se është shkelje e “status quo”. Por sipas izraelit, agresorët e javës së shkuar mundë ët vrasin policët pikërisht me armët që kaluan pa u diktuar. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera