Lajme

Dhunë në familje, gruaja bashkë me dy fëmijët dërgohet në strehimore

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 October 2021

Një grua nga Lipjani ditën e diel së bashku me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo ka ndodhur për shkak se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera