Lajme

Dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet pasi iku nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 14 January 2022

Një 26 vjeçar me inicialet Sh.Q në Ferizaj, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për të disfatën herë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 janar, ku Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Tirana’’, në Ferizaj, ishte një rast i dhunës në familje në progres.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar , Prokurori i Shtetit , Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale. Policia Rajonale e Hetimeve, përkatësisht, Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, pas një pune hetimore intenzive, sot rreth 09:00 në rrugën “Ramadan Ferizi”, në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin Sh.Q”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera