Dhuna në shkolla, për 6 muaj 300 incidente
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 04 September 2017
Mbi 300 ndërhyrje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë regjistruar në institucione arsimore në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Zyrtarë të Policisë kanë thënë për Radio Kosovën se këto incidente të nxënësve janë evidentuar kryesisht përreth ambienteve shkollore, por një numër i vogël edhe brenda tyre.
Më shumë se 300 raste të konflikteve të nxënësve nëpër shkollat e nivelit parauniversitar janë paraqitur në Policinë e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Sipas policisë, rastet kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore apo prishje e rendit dhe qetësisë publike. Mirëpo, sipas psikologëve, për të shmangur konfliktet e tilla në mes të nxënësve, secila shkollë duhet ta ketë pedagogun dhe psikologun e vet. Zyrtarë të Policisë kanë thënë për Radio Kosovën se këto incidente të nxënësve janë evidentuar kryesisht përreth ambienteve shkollore, por një numër i vogël edhe brenda tyre.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se ndërhyrjet kanë të bëjnë kryesisht me raste të natyrave të lehta.
“Rastet e këtyre natyrave kanë të bëjnë kryesisht me prishje të rendit dhe qetësisë publike, me lëndim të lehtë apo të rëndë trupor, me posedim të lëndëve të rrezikshme dhe në disa raste dëmtim prone, vjedhje apo kryesisht të natyrave që janë më të lehta”, deklaroi Kelani.
Pjesëtarët e policisë, sipas tij, në kuadër të planifikimeve të saj me njësitet e policisë në bashkësi, por edhe zyrtarëve patrullues, bëjnë vizita permanente edhe nëpër shkolla.
Kurse, psikologia, Ariana Shala, tha se sjelljet e tilla të nxënësve mund të lënë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata te nxënësit. Për të shmangur këto dukuri, Shala tha se psikologu në shkollë ka një rëndësi shumë të madhe.
“Domethënë jo vetëm fëmijët të cilët në këtë rast janë të ngacmuar por edhe ata të cilët i ngacmojnë kanë nevojë për këshilla dhe kanë nevojë për përkrahje. Patjetër që roli i psikologut është i domosdoshëm dhe në këtë rast secila shkollë duhet të ketë një psikolog brenda për brenda, qoftë edhe vetëm në identifikimin e rasteve të cilët duhet të adresohen”, deklaroi Shala.
Megjithatë, përveç raportimeve të ngacmimeve apo konflikteve të vogla të nxënësve që kanë ndodhur viteve të fundit në ambiente shkollore dhe përreth tyre, që nga viti 2014 në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në institucionet e arsimit parauniversitar. RTK/Autor: Drita Vitia

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































