Lajme

Dhuna në rrjetet sociale, aktakuzë ndaj personit që e kanosi Avdullah Hotin me koment në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 24 July 2023

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari me inicialet R.S. për shkak se ka kanosur deputetin Avdullah Hoti.

Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi Hoti kishte postuar në profilin e tij në Facebook mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale e ka kanosur.

I pandehuri citohet t’i ketë shkruar “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast te i dëmtuari, Prokuroria thotë se ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.

-Advertisement-

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera