Lajme

Dhuna në Kuvend imponon reforma të thella në MPB-në e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 19 June 2017

Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e kanë bërë të patjetërsueshme nisjen e reformave të thella në Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e akteve te tilla, që mund të përfundonin në një luftë civile të përmasave dramatike.

 

Pikërisht drejtuesit e strukturave të sigurisë ishin ata që jo vetëm nuk vepruan, por besohet të jenë edhe autorët kryesore të dhunës mbi deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend.

-Advertisement-

Ditë më parë, Qeveria me propozim të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë sekrete dhe të shefit të sigurisë publike, Mitko Çavkov që ishte edhe drejtues i shtabit për menaxhimin e trazirave në Kuvend, i cili jo vetëm që nuk e kishte kryer këtë detyrë, por kishte lejuar pushtimin e Kuvendit nga protestuesit duke i mundësuar atyre që të dhunojnë deputetët brenda institucionit ligjvënës.

Në vend të tyre janë emëruar dy kuadro të tjerë, po ashtu të punësuar në Ministrinë e Brendshme. Por, sa janë këto ndryshime të mjaftueshme për ngritjen e profesionalizmit në sektorët e sigurisë?

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se duhet bërë reforma të thella, por fillimisht nevojitet, sipas tij, miratimi i një Ligji për reformim të kuadrove të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të shërbimeve tjera të sigurisë.

“Vlerësoj se duhet reformimi i kuadrit. Gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet në aspekt të sigurisë, shëndetësore dhe të kritereve tjera , si dhe ata të përfshirë në korrupsion dhe lloje tjera të krimeve duhet të largohen. Të gjithë ata që morën pjesë në pushtimin e Kuvendit më 27 prill, duhet jo vetëm të largohen, por edhe të kërkohet përgjegjësi penale dhe të shihen lidhjet e tyre me struktura tjera të sigurisë”.

“I gjithë kuadri duhet t’i nënshtrohet një filtri të ri të përgatitjes së tyre profesionale dhe më pas të hartohen masa tjera për ngritjen e nivelit të shërbimeve të sigurisë, ashtu siç funksionojnë në demokracitë e zhvilluara”, thotë Trajanov.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera