Lajme

Dhuna në familje mbledh Këshillin e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 15 September 2017

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka zhvilluar mbledhjen e parë nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta.

Mes 7 pikave në rend dite, më e rëndësishmja ishte ajo për dhunën në familje, ku u diskutua një raport mbi ndjekjen e detyrave të gjykatave për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje.

Çështja u ngrit pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildez Hafizi, për të cilën KLD, me urdhër të Presidentit Ilir Meta ka nisur një procedurë verifikimi për vendimin e marrë më 28 prill 2016 nga Gjykata e Kavajës ndaj Fadil Kasemit, ish-bashkëshortit që e vrau atë në Tiranë javë më parë.

-Advertisement-

Ndërkohë, u diskutua edhe për ligjin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pas mbledhjes, Ilir Meta shprehu vullnetin e zbatimit të reformës në drejtësi, shkruan TCH.

“Vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal, në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, i cili ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri”, tha Meta për gazetarët pas mbledhjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera