Dhuna ndaj KFOR-it e policisë në Veri, detaje nga aktakuza kundër dy serbëve

Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 20 July 2023
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet S.J dhe I.S të nacionalitetit serb.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit “S.J dhe I.S. kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit, në atë mënyrë që me datën 30.05.2023, në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, komuna e Leposaviqit, fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar, duke qenë në kontakt me pjesëmarrës tjerë të turmës në Leposaviq, janë pajtuar që ti bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serb të datës 29.05.2023”.
Në atë ditë pati dhunë ndaj KFOR-it e policisë, si dhe sulme ndaj automjetëve të gazetarëve.
“… me ç’rast protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën (tridhjetë) 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, (tre) 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë, mirëpo, të njëjtit janë ndalur nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës së Kosovës dhe kështu është pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas prokurorisë me këto veprime të pandehurit S.J dhe I.S. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizmi’’ nga neni 404 paragrafi 1 dhe 3 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Ndërkaq, i pandehuri I.S akuzohet se ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe gjatë kontrollimit të veturës së markës “Honda” me targa sllovene, të cilën e drejtonte i pandehuri, në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe një piper sprej për të cilat nuk kishte autorizim që ti mbaj. Me këto veprime i pandehuri e ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...
-
Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të ...
-
AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e ashpër të deputetes ...
-
‘‘E bën që të jetë…’’, Meloni ‘zbulon’ arsye se pse Rama i ulet në gjunjë sa herë e sheh
Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane ...
-
Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në ‘Eurovision’
Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit t...
-
Tirana në qendër të vëmendjes evropiane, Rama pret 47 liderë “me bereqet”, momentet më pikante nga samiti
E premtja e 16 majit shënoi një moment historik për Shqipërinë, teksa Tirana ...
-
Osmani takon Abelan, i kërkon avancimin e aplikimit të Kosovës në KiE gjatë presidencës së Maltës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert ...