Lajme

Dhuna ndaj burrave në Kosovë

Autori: Leoreta Abazi 12:02 | 04 September 2021

Rastet më të mëdha të dhunës në familje ushtrohen ndaj grave. Me të drejtë, shpesh ngrihet zëri kundër dhunës së kësaj natyre.

Por, dhuna në familje nuk kufizohet vetëm në dhunën ndaj grave. Nuk janë të pakta rastet kur viktima të dhunës në familje janë edhe burrat.

E kujt s’i ka rënë të lexoj tituj në portale, si: “Gruaja bëri burrin për spital”, e të tjerë të ngjashëm.
Rastet më të shumta të dhunës ndaj burrave megjithatë janë brenda kësaj gjinie.

-Advertisement-

Udhëheqësja e Divizionit të shërbimeve Sociale, Adile Shaqiri për Gazetën Infokus ka treguar se vetëm për dy muaj janë shënuar hiq më pas se 70 raste të dhunës ndaj burrave.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2020 janë shënuar jo më pak se 456 raste ku burrat kanë qenë cak i dhunës.

“Po ashtu viktima të dhunës në familje meshkuj, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës për vitin 2020 kanë qenë të identifikuar 456 raste ndërsa për janar dhe shkurt 2021 kanë qenë të identifikuar 70 raste”, ka thënë Shaqiri për Infokus.

Në këto raste të dhunës ndaj burrave janë të gjitha rastet ku lidhen me dhunën e ushtruar edhe mes anëtareve të familjes, siç janë fëmijë-prind apo prind fëmijë, vëllezërit mes vete apo edhe raportet e tjera familjare.

Adile Shaqiri për Infokus ka treguar të gjitha shërbimet që i ofrohen burrave të cilët janë viktima të dhunës.

“Shërbimet sociale që ofrohen nga institucionet siç janë Qendrat për Punë Sociale janë shërbime profesionale që ofrohen edhe për meshkujt viktima të dhunës në familje. Shërbimet sociale konsistojnë në mbrojtjen sociale, ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, punën me individin, punën me familje dhe riintegrimin e tyre në shoqëri si për çdo rast që bie ne nevojë për këto shërbime”, ka thënë ajo. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera