Lajme

Dhu*a në familje: Gjatë 2023-ës u vra*ë katër gra dhe tre burra

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 08 March 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, barazi gjinore kanë kërkuar prej shoqërisë civile deri te krerët e shtetit.

Në të shumtën e rasteve, gratë vazhdojnë që të jenë viktima kryesore e dhunës në familje.

Në të dhënat e siguruara nga Policia e Kosovës, në vitin 2023 janë raportuar 2 mijë e 717 raste të dhunës në familje, ku 2 mijë e 120 raste, viktima ishin gratë, ndërsa, në 597 raste viktima të dhunës në familje ishin burra.

-Advertisement-

Po ashtu, numri më i lartë i viktimave të vrara si pasojë e dhunës në familje i përkasin gjinisë femërore, ku gjatë vitit 2023 janë vrarë katër gra dhe tre burra.

Vrasja më e rëndë që ka ndodhur vitin e kaluar është ajo e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë nga një person i porositur nga ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Për vitin 2024 Policia e Kosovës nuk ka dërguar të dhëna se si qëndron gjendja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera