Lajme

Dhomat iu përdorën si karantinë, studentët të shqetësuar për gjësendet e tyre në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 04 April 2020

Pas kërkesës drejtuar Qendrës së Studentëve, “Paqja Studentore” po vazhdon të interesohet për gjësendet e studentëve në konvikte, duke i kërkuar kështu rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, që ta kontakojë drejtorin e konvikteve në lidhje me sigurinë e gjërave të studentëv.

“Duke e ditur që banorët e këtyre konvikteve janë studentë të universitetit të cilin e drejtoni, kërkojmë nga ju që ta kontaktoni zyrtarisht drejtorin e Qendrës dhe të kërkoni përkujdesje për gjësendet e studentëve nga ana e institucionit që ky i fundit drejton, si dhe së bashku të gjeni një zgjidhje që studentët të mund t’i marrin librat dhe gjërat e tjera, të cilat janë mëse të domosdoshme për ta”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kjo kërkesë erdhi si rezultat i ankesave të vazhdueshme që Paqja Studentore i ka pranuar nga studentët, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e gjërave të tyre pas shndërrimit të konvikteve në karantinë.

-Advertisement-

Aktualisht në Qendrën e Studentëve janë qindra kosovarë të cilët kanë ardhur nga shtetet e jashtme, dhe të cilët në bazë të vendimeve të marra nga institucionet, duhet të futen në karantinë për 14 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera