Lajme

Dhomat e Specializuara tregojnë nëse do të lirohet përkohësisht Kadri Veseli për varrimin e së ëmës

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 07 January 2022

Sot ka ndërruar jetë nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli në moshën 93 vjeçare. Varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e fshatit Broboniq.

E në një përgjigje për Gazetën Infokus, nga Dhomat e Specializuara të pyetur nëse Veseli do të lirohet përkohësisht për varrimin e së ëmës nuk e kanë mohuar këtë mundësi.

Në përgjigje thuhet se të paraburgosurve u mundësohet që të bëjnë kërkesa për lirim për arsye humanitare.

-Advertisement-

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara në Kosovë.

Ndërsa vetëm para disa muajve në muajin korrik të vitit 2021, Veseli kishte humbur edhe babain, derisa gjendet në paraburgim në Hagë.

Mirëpo ai ishte liruar përkohësisht për të marrë pjesë në të pamën e prindit të tij por nuk kishte arritur edhe për varrim.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Specialja konfirmoi se lirimi i përkohshëm i Veselit për vizitë u bë për arsye bindëse humanitare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit për ta menaxhuar një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-I dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kishin thënë nga Gjykata Speciale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera