Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese hedh poshtë referimin e Shalës për shkeljet e të drejtave themelore

Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 30 August 2023
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi vendimin e saj mbi referimin më të fundit të Pjetër Shalës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tij themelore. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe e shpalli të papranueshëm.
Referimi i Shalës ishte dorëzuar më 10 korrik të këtij viti.
Ndërsa vendimi është marrë nga paneli i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti.
Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë do të vazhdojë me 18 shtator kur edhe do fillojë paraqitja e provave nga ekipi mbrojtës.
Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të tjera
-
Avokati për masat strikte: Specialja duhej ta merrte parasysh të kaluarën e ish presidentit Thaçi
Avokati Skënder Musa në emisionin “FRONTAL” të T7 ka komentuar forcat e EULEX...
-
Vendlindja e Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë
Për shkak të erërave të forta rryma sot ishte ndërprerë në Burojë të Skendera...
-
Forcat e EULEX’it te QKUK, Krasniqi: Me këtë trajtim ndaj Presidentit, nuk po tentohet të përulet vetëm ai por edhe vetë shteti i Kosovës
Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX’in për forcat e angazhuara sot për ...
-
Tri herë në Kosovë, tri herë për sëmundjen e prindërve: Krejt çka ndodhi sot me vizitën e Thaçit
Që prej nëntorit të vitit 2020 kur u arrestua nga Gjykata Speciale në Hagë, H...
-
Putin “pro” armëpushimit, por thekson se duhen diskutuar çështje serioze – sinjalizon edhe telefonatën me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është teknisht “për” propozim...
-
Viva Fresh, Gjiganti i Kosovës që po riformëson Ekonominë Vendore! Inbox
Në një treg të vogël, por dinamik si ai i Kosovës, pak kompani arrijnë të bëh...
-
Kush është mjeku që e përqafoi ish-presidentin Thaçi?
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në QKUK. ...
-
Shtëpia e Bardhë tërheq emërimin e drejtorit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve
Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Flo...
-
Apeli vërteton vendimin e Themelores, mbetet në fuqi aktakuza në rastin “Banjska”
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin i ka refuzuar si të pabazuara a...
-
Vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet në Galicë të Vushtrrisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Galicë të Vushtrrisë. Si pasojë ka mbe...
-
Mbeti në burg, reagon Veliaj: Do të doja që t’a përqafoja djalin tim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me vendim të GJKKO-së ka mbetur në burg...
-
Vodhi mjete pune në vlerë prej 1 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Istog
Policia në Pejë ka njoftuar se më 7 mars kishte ndodhur një vjedhje në një ma...