Lajme

‘Dhjetëshi’ i Vetëvendosjes sërish në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 04 March 2021

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi  e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur të marrë 18 mijë e 522 vota.

Në këto zgjedhje, ajo barti numrin 10, numër të cilin e kishte edhe Rexhep Selimi, shkruan Gazeta inFokus.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, rexhep Selimi i cili gjendet në paraburgim në Hagë, në luftë e kishte nofkën “dhjetëshi”.

-Advertisement-

Kujtojmë se pas publikimit të rezultateve përfundimtare LVV-ja ka arritur të sigurojë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera