Dhjetëra të vrarë nga granatimet ruse në Kharkiv
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 28 February 2022
Dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve të rënda ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Anton Herashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Kievit, shkroi në median sociale Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad.
“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”, theksohej në postim.
Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.
“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta”, tha Bachlet.
Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.
Zyra e presidentit ukrainas ka deklaruar e prerë se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
Të tjera
-
Themelohet Aleanca e Grupeve të Mendimit të Jugut Global
Aleanca e Grupeve të Mendimit të Jugut Global u krijua zyrtarisht në Nankin, ...
-
Abdixhiku mbështet vendimin e Prishtinës për doracakët: Mbroni fëmijët nga eksperimentet e pushtetit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkrahur vendimin e drejtoreshës së Ar...
-
Prishtina ua ndalon shkollave përdorimin e doracakëve për “Edukimin Se*sual”
Doracakët problematikë që shkaktuan debat të gjerë në opinion, duket se nuk d...
-
Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, flasin për përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot kryetarin e KQZ...
-
Dyshohet se e keqtrajtuan një qytetar në Fushë Kosovë, IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë
Tre zyrtar policor janë rekomanduar për suspendim nga Inspektorati Policor i ...
-
Të shtëna me ạrmë në Malishevë, policia arreston një të mitur
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 16:00 në një lokal në Malish...
-
Lushtaku Haradinajt: Koha kur partitë e vogla e shihnin si dhuratë karrigen e Kryeministrit ka përfunduar, me Bedri Hamzën ndryshimi i vërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj d...
-
“Më ka dërgu tek familja jeme dhe ..:, vrạsja e trefishtë në Gllogjan, deklarohet bashkëshortja e njërit të akuzuar
Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të...
-
Biografi: Ky është Haxhi Ibishi doktori i mirënjohur kosovar që garon në listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Në një takim të mbajtur dje në Klinë me qytetarë dhe struktura të Aleancës pë...
-
Sa kushton blerja e një banese në Prishtinë – çmimet mesatare për metër katror nëpër lagjet e kryeqytetit
Endrit Pllashniku, analist i të dhënave, ka publikuar një infografikë me çmim...
-
Hamza: Asistenca për familjet në skemë sociale do të rritet për 50 për qind
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, së ...
-
21 vjeçari nga Malisheva vdẹs tragjikisht në një aksident trafiku në Itali
21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti ...