Lajme

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kirgizi

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 29 April 2017

Të paktën 24 persona raportohet se kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në një fshat në jug të Kirgizisë

Ministria e Emergjencave ka thënë se 9 fëmijë janë në mesin e personave që janë varrosur për së gjalli në fshatin Ayu në rajonin Osh.

Dhjetëra punëtorë të shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar.

-Advertisement-

Presidenti kirgiz, Almazbek Atabaev ka dërguar ministrin e Emergjencave, Kubatbek Boronov në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra persona të tjerë, të cilët kanë mbijetuar, kanë humbur shtëpitë e tyre.

Rreth 95 për qind e Kirgizisë është rajon malor. Rrëshqitjet e dheut në Ayu, thuhet se janë më vdekjeprurëset që prej rrëshqitjeve të dheut më 2004, ku u vranë 33 persona./rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera