Lajme

Dhjetëra fluturime në Frankfurt anulohen për shkak të vërshimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 17 August 2023

Reshjet e dendura në disa pjesë të Gjermanisë kanë shkaktuar vërshime dhe kanë çuar në dhjetëra anulime fluturimesh në Aeroportin e Frankfurtit të enjten.

Aeroporti ka thënë se sasi të mëdha të ujit të grumbulluara në pistë ka pezulluar qarkullimin.

Në faqen e aeroportit u shënjuan rreth 70 fluturime të anuluara, raportoi AP.

-Advertisement-

Reshjet në pjesë të Gjermanisë çuan në vërshime të bodrumeve dhe rrugëve. Zjarrfikësit kanë shpëtuar disa njerëz nga veturat e tyre të mbytura në ujë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera