Lajme

Dhjetëfishohen tarifat e aplikimit për marrjen e shtetësisë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 17 September 2019

Tarifat e aplikimit për marrjen e shtetësisë shqiptare do të dhjetëfishohen.

Personat që do të aplikojnë për shtetësi shqiptare në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga 30 euro që paguanin më parë, në vijim do të paguajnë 300 euro. Kjo do të ndodhë pas miratimit të Ligjit për Shtetësinë në Republikën e Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.

Projektligji për Shtetësinë është depozituar në Kuvend nga ana e Qeverisë më 2 korrik të këtij viti. Ky projektligj ndodhet në procedurë në pritje të miratimit në seancë plenare, pas kalimit në komisione.

-Advertisement-

“Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Rendit Publik për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5.000 lekë për personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1.500 persona.

Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në raportin e vlerësimit që shoqëron Projektligjin për Shtetësinë në Republikën e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera