Lajme

Dhjetë tërmetet më vdekjeprurës që njeh historia, i dyti te shteti mik i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 27 November 2019

Shqipëria është prekur nga një tërmet që ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale.

Deri më tani raportohen se janë deri në 32 viktima derisa dhjetëra të tjerë gjenden ende nën rrënoja.

Historia njeh shumë tërmete të rënda që kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, madje ka marrë me miliona jetë.

-Advertisement-

Kina është vendi më i prekur nga këto tërmete, ku tri tërmetet më vdekjeprurës kanë ndodhur në lindjen e largët.

Më i freskëti është ai i Haitit në vitin 2010, ku kanë humbur jetën mbi 300.000 njerëz. Kosova kishte dhënë kontribut edhe në këtë shtet për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Haiti është Kombëtarja e parë që ka luajtur me Kosovën futboll pasi u lejuan ndeshjet miqësore nga FIFA dhe UEFA.

Më poshtë janë 10 tërmetet më “vrasës” që njeh historia.

1. Tërmeti i Shaanxi, Kinë (Dinastia Ming), 23 janar 1556, 830.000 viktima

2. Tërmeti i Haitit, Haiti, 12 janar 2010, 316.000 viktima

3. Tërmeti Tangshan, Kinë, 28 korrik 1976, mbi 300.000 viktima

4. Tërmeti Haiyuan, Kinë, 16 dhjetor 1920, 273.400 viktima

5. Tërmeti në Antioch, Perandoria Bizantine (tani Turqi), maj 526, 250.000-300.000 viktima

6. Tërmeti në Antioch I, Perandoria Romake (tani Turqi), 13 dhjetor 115, 260.000 viktima

7. Tërmeti i Aleppos, Siri, 11 tetor 1138, 230.000 viktima

8. Tërmeti në Oqeanin Indian, Indonezi, 26 dhjetor 2004, 227.898 viktima

9. Tërmeti në HongDong, Perandoria mongoleze (tani Kinë), 17 shtator 1303, 200.000 viktima

10. Tërmeti në Damhang, Kalifati Abasid (tani Iran), 22 dhjetor 856, 200.000 viktima

Tërmeti më i madh në Evropë ka ndodhur në Itali në vitin 1908, në qytetin e Messinës ku kanë vdekur 123.000 njerëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera