Dhjetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë prej tyre në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
09:53 | 10 August 2022
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm për 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Prej këtyre rasteve gjithsej gjashtë kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.
Rasti i parë është raportuar në Gllogoc ku thuhet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:08 e ku njoftohet se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Gllogoc 08.08.2022 – 22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Dy raste të tjera kanë ndodhur në kryeqytet e ku këto raste janë njoftuar nga vetë gratë.
“Prishtinë 08.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj) e ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”
“Prishtinë 08.08.2022-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Po ashtu dy raste të tjera kanë ndodhur në Fushë Kosovë si dhe një në Podujevë e ku në të trija rastet viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë 09.08.2022 – 02:25. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”
“Fushë Kosovë 09.08.2022 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”
“Podujevë 08.08.2022-18:13. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
Ndërsa, në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur edhe dy raste të tjera të dhunës ku tek të dyja rastet dhuna e ushtruar është nga bashkëshortët.
“Prizren 08.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”
“ Prizren 09.08.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti i nëntë në Kosovë, ka ndodhur në rajonin e Gjakovës ku raportohet se i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes gjendet në arrati.
“Gjakovë 09.08.2022-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
E po ashtu rasti i dhjetë i dhunë në familje është raportuar në Vushtrri e ku ankuesja ka treguar policisë se bashkëshorti po ushtron dhunë ndaj saj n ë vazhdimësi.
“Vushtrri Shtator -2021-06:00. Me 09.08.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policis2ë së Kosovës.
Ndryshe, vetëm dje (e martë), në vendin tonë kanë qenë të raportuara gjashtë raste./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...


































