Rozë

Dhjetë muaj nga vdekja e Albert Krasniqit, Skivi me dedikim prekës për mikun e ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 24 November 2021

Kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj që nga vrasja e ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.

Vdekja e tij tronditi të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër dhe kishin një miqësi me të.

Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

-Advertisement-

Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala (emri i vërtetë) thotë se i mungon çdo ditë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

Kujtojmë që Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera