Lajme

Dhjetë komunat që prijnë me numrin e të vaksinuarve brenda ditës

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 09 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 12 mijë e 144 persona kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të MSh-së, Komuna e Prishtinës i prin listës së top 10 komunave me numrin më të madh të të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Pas Prishtinës, komuna e dytë në këtë listë është ajo e Gjakovës. Në Prizren janë vaksinuar 1 mijë e 68 persona në 24 orët e fundit, në Ferizaj 783 persona, në Pejë 733 persona, në Mitrovicë 572 persona, në Gjilan 570 persona, në Vushtrri 543 persona, në Suharekë 504 persona dhe në Podujevë 477 persona.

-Advertisement-

Ndryshe, deri më sot në vendin tonë 823 mijë e 196 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës dhe 608 mijë e 939 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera