Dhimbja e shpatullës dhe lidhja me shëndetin e zemrës, çfarë duhet të dini
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 07 December 2021
Një studim, ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën. Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine. Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.
Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat e 1,226 njerëzve që kryejnë punë të rënda sidomos në prodhimin e mobiljeve apo sendeve të tjera të përdorimit të përditshëm. Sipas të dhënave, njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës janë 5 herë më të prirur të kenë probleme apo dhimbje me shpatullën. Për më tepër, sipas të dhënave edhe njerëzit që përballen me një faktor mesatarisht të rrezikshëm janë deri në tre herë të prirur të përjetojnë dhimbje të shpatullës.
Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit, ekspertët analizuan lëvizjet e pjesëmarrësve. Këtu përfshihet tërheqja, shtyrja, rrotullimi i sendeve apo pajisjeve. Matjet u bënë duke u bazuar tek intensiteti dhe vështirësia e këtyre detyrave. Ekspertët thonë se nuk është ende e qartë mënyra si funksionon lidhja mes zemrës dhe shpatullës. Megjithatë, ata dyshojnë se kjo lidhje ndikohet fort nga qarkullimi i gjakut dhe pengesat që has ai.
Zgjidhjet Kundër Dhimbjes Së Shpatullës
Njerëzit që preken më shumë nga dhimbjet e shpatullës janë ata që kryejnë aktivitete të rënda. Ekspertët rekomandojnë që dhimbjet e shpatullës mund të zbuten ose shuhen nëpërmjet medikamenteve kundër inflamacionit. Këtu përfshihet aspirina dhe ibuprofeni. Kompresat e ftohta janë një tjetër mënyrë për të ulur enjtjen në shpatull dhe mpirë dhimbjen.
Kompresat e ftohta duhen mbajtur për 20 minuta dhe deri në 5 herë në ditë. Terapia e nxehtë nga ana tjetër ndihmon të qetësojë muskujt dhe shpatullën. Në farmaci ose me këshillën e mjekut ju mund të përdorni edhe medikamente për qetësimin e muskujve. Megjithatë këto shkaktojnë drobitje dhe duhen shoqëruar me pushim të plotë./AgroWeb
Të tjera
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...