Dhimbja e qafës gjatë natës, ja si ta evitoni fare lehtë
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 24 September 2020
Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend. Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike.
Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët. Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish.
Çfarë e Shkakton Dhimbjen e Qafës Gjatë Natës
Sipas ekspertëve një nga armiqtë kryesorë të kësaj dhimbje është gjumi i keq i natës. Këtu përfshihet si pozicioni i fjetjes ashtu edhe jastëku që përdorni për të vendosur kokën. Disa nga pozicionet më të përhapura të fjetjes janë shumë të dëmshme për qafën, e sidomos për personat që kanë probleme me të. Kështu gjumi në vend që të kryejë funksion çlodhës, ndikon në tendosjen e lodhjen më të madhe të qafës.
Si ta Evitoni Këtë Problem
Për të kuruar këtë problem specifik, mjekët këshillojnë që të ndiqni disa rregulla po aq specifike. Këtu përfshihet edhe të ndryshoni pak mënyrën tuaj të jetesës apo qëndrimit. Siç thamë, i pari renditet pozicioni i keq i fjetjes. Nëse flini me stomak poshtë dhe kokën e kthyer anash, atëherë duhet të ndërroni pozicionin menjëherë. Kjo sepse qafa juaj tendosët dhe sforcohet gjatë gjithë natës, pasi shtylla kurrizorë nuk qëndron drejtë. Në vend të kësaj mundohuni të flini duke mbështetur shtyllën kurrizorë mirë në krevat apo anash, gjithnjë në një pozicion të drejtë e të rehatëshëm.
Në mbajtjen e shtyllës kurrizore në mënyrën e duhur, ndikon pa dyshim edhe jastëku ku vini kokën. Mundohuni të mos e zgjidhni të fortë dhe shumë të fryrë, por të butë dhe shumë pak të lartë. Në këtë mënyrë do të ruani balancat e duhura mes kokës dhe trupit, dhe shtylla kurrizore do të qëndrojë drejtë. Mjekët këshillojnë përdorimin e jastëkëve të butë me sfungjer të posaçëm. Quhen ‘memory foam’ dhe arrijnë të marrin formën e trupit tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të mbështesni qafën në mënyrën e duhur dhe dhimbja e vazhdueshme do të largohet gradualisht./AgroWeb
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...