Dhimbja e qafës gjatë matës, si ta evitoni fare lehtë
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 28 September 2021
Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend. Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike. Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët. Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish.
Çfarë e Shkakton Dhimbjen e Qafës Gjatë Natës
Sipas ekspertëve një nga armiqtë kryesorë të kësaj dhimbje është gjumi i keq i natës. Këtu përfshihet si pozicioni i fjetjes ashtu edhe jastëku që përdorni për të vendosur kokën. Disa nga pozicionet më të përhapura të fjetjes janë shumë të dëmshme për qafën, e sidomos për personat që kanë probleme me të. Kështu gjumi në vend që të kryejë funksion çlodhës, ndikon në tendosjen e lodhjen më të madhe të qafës.
Si ta Evitoni Këtë Problem
Për të kuruar këtë problem specifik, mjekët këshillojnë që të ndiqni disa rregulla po aq specifike. Këtu përfshihet edhe të ndryshoni pak mënyrën tuaj të jetesës apo qëndrimit. Siç thamë, i pari renditet pozicioni i keq i fjetjes. Nëse flini me stomak poshtë dhe kokën e kthyer anash, atëherë duhet të ndërroni pozicionin menjëherë. Kjo sepse qafa juaj tendosët dhe sforcohet gjatë gjithë natës, pasi shtylla kurrizorë nuk qëndron drejtë.
Në vend të kësaj mundohuni të flini duke mbështetur shtyllën kurrizorë mirë në krevat apo anash, gjithnjë në një pozicion të drejtë e të rehatëshëm. Në mbajtjen e shtyllës kurrizore në mënyrën e duhur, ndikon pa dyshim edhe jastëku ku vini kokën. Mundohuni të mos e zgjidhni të fortë dhe shumë të fryrë, por të butë dhe shumë pak të lartë. Në këtë mënyrë do të ruani balancat e duhura mes kokës dhe trupit, dhe shtylla kurrizore do të qëndrojë drejtë. Mjekët këshillojnë përdorimin e jastëkëve të butë me sfungjer të posaçëm. Quhen ‘memory foam’ dhe arrijnë të marrin formën e trupit tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të mbështesni qafën në mënyrën e duhur dhe dhimbja e vazhdueshme do të largohet gradualisht.
Të tjera
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...