Dhënia e telefonit të mençur fëmijës është njësoj sikurse t’ia jepni një gram kokainë
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 20 November 2018
Një nga top terapistët e çështjeve të varësisë ka thënë se dhënia e telefonit të mençur fëmijës është njësoj sikurse t’ia kishit dhënë një gram kokainë.
Sipas një konference të mbajtur në Londër, koha e shpenzuar duke shkëmbyer mesazhe me miqtë në ‘Snapchat’ dhe ‘Instagram’ mund të krijojë varësi po aq të madhe te tinejxherët sa drogat dhe alkooli, prandaj edhe duhet të trajtohet si çështje tillë,
Specialistja Mandy Saligari ka thënë se koha e shpenzuar pranë ekraneve shpeshherë injorohet si problem, por, siç thotë ajo, kur jeni duke ua dhënë fëmijëve tabletin apo telefonin e mençur, faktikisht jeni duke ua dhënë një shishe verë ose një gram kokainë.
Komentet e saja vijnë pas lajmeve të fundit ku thuhet se fëmijët po aq të ri sa 13-vjeçar janë duke u trajtuar për varshmëri nga teknologjia digjitale – ku një pjesë e madhe e të rinjve e pranojnë se nuk kanë balancim të mirë mes kohës së shpenzuar para ekraneve dhe aktiviteteve tjera.
Veç kësaj, një anketim tjetër i fundit me më shumë se 1,500 mësues ka zbuluar se 33% e tyre kanë qenë të vetëdijshëm se nxënësit po shkëmbejnë përmbajtje seksuale me njëri-tjetrin, e një pjesë e tyre janë edhe nxënës të shkollave fillore.
Pra, përveç se teknologjia është duke krijuar varshmëri të madhe te tinejxherët, ekziston edhe rreziku i keqpërdorimit të pajisjeve duke shkëmbyer përmbajtje seksuale, gjë e cila mund të shpijë deri te publikimi i atyre imazheve/videove nga një palë e tretë dhe të dëmtohet reputacioni i fëmijës, si dhe të shkaktohen shumë probleme tjera.
Të tjera
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Daçiq i zemëruar ndaj Dora Bakoyannis, shkak raporti për Kosovën në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shfaqur i zemëruar...
-
Dy persona gjenden të vd*ekur në Prishtinë
Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në ra...
-
Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë t...
-
Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakr...
-
Ndahen tetë milionë euro për 11 komuna
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se...
-
Tetë mjekë dhe dy profesorë s’e kanë deklaruar fare pasurinë, ja lista
Më 12 mars ka qenë afati i fundit kur mjekët dhe profesorët është dashur të b...