Lajme

Dhëndër dhe vjehërr theren me thikë në mes vete në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 24 April 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë vjehrri dhe dhëndri, janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur gjatë të premtes rreth orës 20:15, e ku si pasoj e rrahjes lëndime ka pësuar edhe një vajzë e mitur, e cila është sulmuar nga babai i saj.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici po cilësohet si “Dhunë në familje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera