Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon për… Khaby Lame

Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 24 June 2022
Khaby Lame është zyrtarisht njeriu më i ndjekur në TikTok duke ja kaluar dhe balerinës amerikane Charli d’Amelios.
Ai tanimë numëron 142.5 milion ndjekës në rrjetin social.
22 vjeçari nga Chivasso (Torino) në 2021 ishte i treti 73.2 milion fansa. Ai ka lënë pas gjithashtu dhe blogeren e famshme italiane Chiara Ferragni.
2
I pushuar në pandemi nga fabrika ku punonte, ai filloi të bënte video në TikTok duke ironizuar tutorialet që qarkullonin në rrjet e që për gjëra shumë të thjeshta të përditshmërisë, jepnin zgjidhje tepër të ndërlikuara.
Suksesi i vërtetë erdhi në mars 2021, kohë në të cilën ndjekësit e tij filluan të rriteshin shumë shpejt: në gjashtë muajt e fundit të atij viti ai kishte fituar 47 milion.
Me kalimin e kohës, Khaby vazhdoi të bënte video si ato që e bënë të famshëm, megjithatë ai gjithashtu mundi të evoluonte dhe zgjeronte videot e tij me bashkëpunime dhe figura të rëndësishme sportive dhe argëtuese, si futbollistët Alessandro Del Piero, Paulo Dybala, Alexander Zverev dhe këngëtari Ed Sheeran.
Renditja e më të ndjekurve në TikTok
Në rrjetin social kinez, Khaby Lame dhe Charli D’Amelio janë thuajse të paarritshme. Ndjekësit e drejtpërdrejtë janë shkëputur nga dhjetëra mijëra ndjekës.
Këngëtarja me origjinë filipinase Bella Poarch, e cila u bë e famshme për kërcimin duke përdorur vetëm lëvizjet e fytyrës, është fituese e medaljes bronzi me 90.2 milion mbështetës.
Addison Rae, balerina dhe aktorja amerikane ka 88 milion dhe në vendin e pestë është aktori Will Smith me 72.3 milionë ndjekës.
Të tjera
-
Baerbock kërkon hapa të shpejtë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave t...
-
Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt ...
-
Rrebeshe shiu e breshër edhe në disa qytete të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës Mot me shi të rrëmbyeshë...
-
Fortunë në Shkup, dalin pamjet
Mot i keq e ka përfshirë sot pasdite Shkupin. Furtuna që ka kaluar në krye...
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...