Lajme

Lajmi i fundit: Vdes zyrtari i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 20 November 2019

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Ajeti, shkruan gazeta inFokus.

Mustafa me këtë rast e ka konsideruar të ndjerin Imri Ajeti si shembull i një njeriu të mirë dhe më virtyte të larta.

-Advertisement-

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.
Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve”, është shprehur Mustafa./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera