Lajme

Ganimete Musliu: A do t’i thërras një ditë gjykata edhe ata që varrosën të vrarët e të masakruarit nga kriminelët serb?

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 15 October 2019

Pas thirrjes së Fadil Bekës nga Gjykata Speciale ,kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e kosovës, Ganimete Musliu është shprehur kundër gjykatës speciale.

Musliu përmes një postimi në facebook është ka thënë se gjithmonë do të jetë kundër gjykatës speciale.

Musliu tutje ka shkruar se  “A do t’i therras një dit gjykata edhe ata qe varrosën te vrarët e te masakruarit nga kriminelet serb???”,shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Musliu këtë e konsideron si turp .

Ganimete Musliu postimin e sajë e ka shoqërua me një fotografi ku shihet një ushtar i plagosur gjatë luftës, shkruan gazeta inFokus.

I shtrirë për vdekje ushtari shihet duke marrur ndihmë nga doktori i luftës Fadil Beka.

Kujtojmë se para pak orësh Fadil Beka e ka konfirmuar përmes një postimi në facebook se është ftuar nga Gjykata Speciale./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera