Sport

Devolli e nisë me fitore aventurën te Drenica

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 28 October 2020

Skuadra e Drenicës e ka fituar përballjen me Trepçën ’89 me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 9-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i ri i skuadrës nga Skenderaj, Bledar Devolli, ka debutuar me fitore në stolin e ‘Kuqezinjve’.

Golat për Drenicën i kanë realizuar Shkëlzen Lushtaku në minutën e 67’ dhe Baton Zabërgja në minutën e 81’, ndërsa për ‘minatorët’ ka shënuar Ardian Muja në minutën e 90’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Drenica renditet e 7-ta me 11-të pikë, ndërsa Trepça ’89 e 6-ta po ashtu me 11-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera