Fokus

Devollët “nuk kanë hesap” për testet e lira, bëjnë vetëm ato të shtrenjta

Autori: Hateme Smajli 14:15 | 14 September 2020

Ani pse u licencua nga Ministria e Shëndetësisë për teste serologjike dhe për teste PCR, “Medical & Laboratory Services MLS” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës po kryen vetëm teste PCR e të cilat kushtojnë 65 deri në 200 euro.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën InFokus, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

LEXO EDHE: Zbulohet “sekreti” i laboratorit të Devollëve dhe i Ministrisë së Zemajt

-Advertisement-

Në përgjigjen e tyre thuhet se laboratori i Devollëve nuk po kryen fare teste serologjike por vetëm ato MOLEKULARE për COVID -19.

“Laboratori Medical Laboratory Services është licencuar nga MSH për kryerjen e testeve serologjike dhe molekulare. Sa i përket testimeve serologjike ky laborator ende nuk ka filluar kryerjen e këtyre testeve për shkak të mungesës së tyre. Kurse sa i përket testimeve molekulare ky laborator kryen 2 lloje të testimeve molekulare”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për inFokus.

E derisa thuhet që ky laborator nuk po bën teste serologjike për shkak të mungesës së tyre, këtë problem nuk e kanë edhe më shumë se 100 laboratorë të tjera.

Asnjë prej laboratorëve që janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për teste serologjike nuk kanë thënë që kanë probleme me sigurimin e tyre, përveç “Medical & laboratory Services”.

Pra ky laborator po kryen vetëm dy llojet e testimit molekular, shkruan gazeta inFokus. 

Gazeta inFokus raportoi po ashtu se nga këto teste Devollët deri me 3 shtator kanë fituar 89 mijë e 265 euro.

LEXO EDHE: Sa teste bënë dhe sa fituan Devollët me laboratorin që ua licencoi ministria e Zemajt

Kujtojmë se çmimi për një test serologjik kushton 20 deri në 30 euro ndera ai molekularë deri në 200 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera