Lajme

Devollët i bllokojnë edhe prodhuesit e qumështit

Autori: Doresa Geci 16:49 | 15 September 2020

Nga e hëna e ardhshme fermerët të cilët dërgojnë qumështin në kompaninë “Vita” do ta mbajnë qumështin në shtëpi.

Pra nga data 21 shtator, sasitë e mëdha të qumështit nuk do të shkojnë në kompaninë e Devollëvë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur në vendimin e siguruara nga Gazeta Infokus që iu është dërguar prodhuesve të qumështit.

-Advertisement-

“Të nderuar bashkëpunëtor të kompanisë “Vita” me keqardhje ju njoftojmë që nga data 21.09.2020 Qumështorja “Vita” nuk ka mundësi të bëjë pranimin e qumështit të freskët për përpunim të mëtutjeshme” kjo është letra që iu është përcjellë fermerëve.

E në këtë vendim thuhet se arsyeja e kësaj ndërprerjes është situata e krijuar nga pandemia koronavirus, ku në stoqet e tyre janë deri 3 milion litra qumësht.
Sasia e cila sipas tyre iu mjafton deri në fund të viti, raporton Gazeta Infokus.

E fati i prodhueseve të qumështit do të mbetët në duar të Qeverisë.

Kjo pasi që Devollët po presin që shteti t iu ndihmojë këtyre fermërve.

“Nëse nuk merren masa të shpejta nga Qeveria ne do të jemi të detyruar të përmbahemi këtij njoftimi për ndërprejen e furnizimit.Jemi të vetëdijshëm që ky vendim do të shkaktoj telash të mëdha të dyja palëve dhe do të pasojat do te kemi ne të ardhmën”, bëhet e ditur në këtë letër.

Derisa Devollet në një përgjigje për Gazetën Infokus, ka thënë që nga 1 shtatori kanë filluar që të grumbullojnë vetëm 50% të sasive.

“Për momentin nga fermerët është duke u pranuar qumështi, kufizim kan pikat grumbulluese me 50 % të sasive të dorëzuara mesatare dhe atë nga 1 Shtatori 2020.
Arsyeja e mospranimit të qumështit është krijimi i stoqeve të produkteve të gatëshme veqnarisht të qumshtit UHT.Stoqet janë krijuar nga ndikimi i Pandemis Covid-19 si dhe prania e së paku 10 inportuesve të qumshtit UHT si dhe produkteve të fermentuara nga qumështi.”, ka thënë Drejtori Ekzektuive, Fatmir Pula.

Ai në përgjigjet e dërguar për Infokus ka thënë se për situaten janë njoftuar Ministria e Tregtisë dhe Industris ajo e Bujqësis dhe nese nuk miren masa urgjente jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin nga Pikat Grumbulluese.
“Vazhdimi i prodhimit në këto rrethana është i pa mundur.Ndërprerja e furnizimit do shkaktoi telashe të mëdha dy palëve dhe pasojat që do kemi në të ardhmen.Sasia mesatare mujore e pranimit të qumshtit të freskët është 2 milion litra.”, ka deklaruar ai.

Tash e disa ditë për shkak të sasive të mbetura fermerët janë duke derdhur sasitë e qumështit nëpër me lumenjtë e Kosovës.

E fermerët e Qumështit i ishin drejtuar, kryeministrit Avdullah Hoti me një letër ku kërkohej që në Kosovë të mos importohej sasit e vajit të palmës.

“Ne tashë e sa vite e kemi bërë të qartë se problemi kryesor i tepricave te Qumështit është importi i jashtëligjshem i produkteve me vaj palme e të cilat duke mashtruar konsumatoret vendore shiten si produkte të “Qumështit” thuhej në letrën e tyre.

Mandje ata kishin kërcënuar se me datë 14 shtator do të organizonin protestë të shoqëruar me derdhjen e 50-60 tonë qumështit në raste të mos plotësim të kërkesë së tyre.
E për këtë protestë ata si duket i ranë pishman, pasi një gjë e tillë nuk u mbajt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera