Lajme

Detyroi të miturën të vjedhë, arrestohet llapjani

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 22 November 2021

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi që dyshohet se ka detyruar një vajzë të mitur të vjedhë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën, ku raportohet se vajza ka vjedhur gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj dhe i ka dorëzuar ato tek personi i dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia  e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera