Detje të reja rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 25 February 2019
Millan Radojiçiq, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq përveç për “Përfshirje në vrasjen” e politikanit serb Oliver Ivanviq, akuzohen edhe për “Organizim të grupit kriminal”, “Rrezikim të personelit të OKB-së dhe personave të mbrojtur me të drejtën ndërkombëtare”, “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës”, “Blerje dhe shitje të paautorizuar të drogës”, “Vrasje të rëndë”, “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”
Tre të dyshuarit kryesorë për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, akuzohen edhe për një varg të veprave të tjera kriminale. Nga tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë Dragisha Markoviqin, ndërkaq të dyshuarve të tjerë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj. I dyshuari kryesor Millan Radojiçiq, për të cilin thuhet se ka organizuar vrasjen e Ivanoviqit, ndodhet akoma në liri ndonëse ndaj tij është shpallur fletarrestim, por që Serbia nuk e ka përfillur. Radojiçiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe, madje ka marrë pjesë në një takim të përfaqësuesve serbë të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Rashkë të premten, , shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në këtë mënyrë është dëshmuar se ai e ka mbështetjen e fuqishme të shtetit të Serbisë dhe të vetë presidentit Vuçiq. Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, duke iu referuar “Insajder”-it në Serbi, shkruajnë se të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe për tetë vepra të tjera kriminale.
“Ndaj tre të dyshuarve në përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Millan Radojiçiq, hetimet janë zgjeruar edhe për tetë vepra të tjera kriminale, në mesin e të cilave për ‘Krim të organizuar’, ‘Blerje dhe shitje të drogës’, ‘Vrasje të rëndë’, ‘Sulm mbi stafin e OKB-së’ dhe për ‘Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”’, kanë konfirmuar avokatët Negovan Sharanoviq dhe Mahmut Halimi, të cilët mbrojnë Spasojeviqin dhe Roshiqin.
Sipas tyre, në propozimin për vazhdimin e paraburgimin të prokurorit të Shtetit të Kosovës, të cilin e ka miratuar Gjykata në Prishtinë, thuhet se ata kanë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe këto vepra i kanë kryer në vitin 2011.
Të tjera
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...