Detajet tragjike: Kush është Martina Patti, nëna që theri 11 herë me thikë vajzën e saj 5 vjeçe?

Autori: Gazeta inFokus
17:05 | 18 June 2022
Elena Del Pozzo, vetëm 5 vjeçe, u vra nga nëna e saj në Mascalucia me shtatë goditje me thikë në qafë, në vesh dhe në shpatull.
Vrasja tronditi qytetin prej tridhjetë mijë banorësh në shpatet jugore të Etnës, ndërsa për ngjarjen u arrestua pas rrëfimit të krimit nëna e vogëlushes, Martina Patti.
“E vrava unë”, u shpreh 24-vjeçarja teksa i rrëfeu karabinerëve se pas krimit, trupin e vajzës e kishte fshehur duke e varrosur në një fushë dhe se kishte shpikur historinë e një rrëmbimi.
Hetimet janë vetëm në fillim dhe shumë aspekte të kësaj historie dramatike mbeten ende për t’u sqaruar, pavarësisht se pista kryesore mbetet xhelozia e nënës për marrëdhënien e afërt që Elena kishte me babain e saj dhe të dashurën e tij të re.
Por kush është Martina Patti, e arrestuar për vrasjen e vajzës së saj?
Andrea Di Grazia, korrespondent i Catania Today ka përshkruar profilin e Martina Pattit duke u nisur nga fjalët e atyre që e njihnin.
“Ajo ka pasur gjithmonë një shqetësim të brendshëm, ndoshta edhe të lidhur me prindërit e saj që nuk donin që ajo të dilte, të qëndronte me djalin tim”, shpjegoi gjyshja e 5-vjeçares nga babai Rosaria Testa.
Në vijim ajo shton: “Por nuk e di pse shkoi kaq larg. Nganjëherë ajo kishte një qëndrim të dhunshëm ndaj Elenës, ndonëse e kufizuar në disa shaka. Asgjë që mund të sugjeronte një gjest më serioz”.
Ndonëse e mbështjellë me dhimbje torturuese, ish-vjehrra tregon dhembshuri dhe përlotet kur flet për Martinën duke thënë: “Nuk jam e inatosur me të, më vjen shumë keq”.
Gjyshja ishte ajo që e shoqëroi vogëlushen Elena në mëngjesin e djeshëm në ditën e saj të parë të shkollës.
“E përqafova fort duke i thënë se ashtu siç e dua unë, askush nuk e do. Ndoshta vetëm nëna e saj mund ta donte në të njëjtën mënyrë, por nuk ndodhi. Nëna kishte një obsesion me djalin tim. Nuk ishte dashuri. Sepse ajo e tradhtoi, siç e dinim në të kaluarën, duke u shtirur se nuk kishte ndodhur asgjë. Tani kemi dëgjuar se ajo ishte me dikë tjetër, një lidhje ndoshta e krijuar para se të ishte me Alessandron, i cili ndërkohë kishte rindërtuar jetën e tij, duke dalë me një vajzë në Gjermani. Këtë Martina nuk e kishte pranuar, sepse e kuptoi që tani nuk kishte më dominim mbi djalin tim”, theksoi gjyshja e viktimës.
Ndërkohë edhe njerëz të tjerë që e njohin e përcaktojnë Martina Pattin si “një nënë e dashur, por ndonjëherë e ashpër dhe autoritare”.
Ajo u kujdes që marrëdhëniet me familjen e ish-bashkëshortit ti kufizonte në përshëndetje të shkurtra kur Elenën e dërgonte në shtëpinë e gjyshërve të saj.
“Një grua e ftohtë”, sipas fqinjëve, e cila me gënjeshtrat e saj bindëse për rrëmbimin e fëmijës kishte arritur fillimisht të largonte dyshimet nga vetja, në mënyrë tejet të llogaritur.
Pastaj u “shemb” nga karabinierët, por pa shprehur pendim për ngjarjen. Ndoshta askush nuk do ta dijë se çfarë i kaloi në të vërtetë kokës kësaj gruaje të re para se të vriste Elenën e vogël, vajzën e saj./Balkanweb/
Të tjera
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...
-
Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Supremes
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendim...
-
Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Osl...
-
Aksident në Qafën e Duhlës, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, kon...
-
Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK
Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë sepse ka kanosur një mjek në Klini...