Detaje tronditëse nga ẹkzekutimi në Tiranë: Viktima u zgjat t’i fliste për dore, autori e gjuajti me ạrmë
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 02 December 2024
Një tjetër ekzekutim i bujshëm ka tronditur Tiranën pasditen e djeshme. Një 50-vjeçar është vrarë nga një i njohuri i tij në një prej lokaleve më të njohura në zonën e Ndroqit, ndërsa viktima ka qenë i ulur vetëm në një tavolinë.
Autori, i armatosur, ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal. Viktima dhe autori janë identifikuar menjëherë, jo vetëm se ata kanë qenë më herët të njohur për disa vepra penale, por se autori ka qenë i pamaskuar.
Policia i është vënë në ndjekje, pasi u tha se lëvizte me një “Mercedes” dhe se kishte marrë rrugën e Shijakut, vend nga i cili është dhe vend prej të cilit vijnë edhe një sërë aktesh të rënda që kanë lidhje jo vetëm me autorin e viktimën, por edhe me një sërë ngjarjesh të tjera. Deri orëve të vona, policia tha se nuk ka mundur ta gjente autorin, ndonëse i identifikuar.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Tiranës u bë me dije se një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës. Viktima është identifikuar si Alfred Dedja, 50 vjeç, ndërsa autori i dyshuar, sipas policisë, është Julian Gjoshi, i njohur më së shumti si kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar, i akuzuar dhe i hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janarin e 4 vjetëve më parë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit “Kështjella”, ku mësohet se viktima ishte edhe banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50- vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe viteve të fundit jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë policia informoi se është vënë në ndjekje të të riut nga Shijaku, si autor i dyshuar që mendohet se është larguar me “Benz ML”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.
Makina si dhe i gjithë momenti i krimit të rëndë është fiksuar jo vetëm nga kamerat, por edhe nga dëshmitarët e shumtë okular, të cilët nuk kanë mundur as t`i japin ndihmën e parë Dedjas, pasi u tha se kishte ndërruar jetë në vend. Dedja dhe autori 27 vjeç sipas të dhënave kanë pasur njohje të mëhershme me njëri-tjetrin, ku Dedja bëhet me dije se ka punuar para disa vitesh edhe në kompleksin e Altin Hajrit, kompleks në të cilin u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës, deri në momentin që u nxor nga aty dhe u zhduk.
Referuar të dhënave paraprake bëhet me dije se pista e parë në të cilën janë fokusuar hetimet është përplasjet për prishje pazaresh. Nuk bëhet me dije se për çfarë pazaresh bëhet fjalë por policia ka nisur verifikimin e aktivitetit të të dy personave, si të viktimës, ashtu edhe të autorit.
Ku i fundit, më herët ka qenë i prangosur për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të dyshimta. Në hapjen e komunikimeve Sky ECC për llogari të dosjes së deputetit të Partisë Socialiste të vënë në pranga pak ditë më parë, u mësua se miqësia mes Altin Hajrit, një prej emrave më të njohur dhe të akuzuar në botën e krimit sot, dhe deputetet Jurgis Çyrbja u vu në provë edhe me ndërhyrjet për të liruar nga qelia kunatin e Altin Hajrit, i cili ishte nën hetim dhe nën arrest. Dhe, në fakt, Gjoshi ka rezultuar i lirë, ndërsa Dedja ka precdentë të shumtë, por edhe ai ka qenë i lirë.
Policia përveç pamjeve filmike ka në duar skedat personale të autorit dhe viktimës, njohjet e tyre, dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe disa fakte dhe prova të tjera. Mësohet se viktimës, Alfred Dedja iu ka gjetur një pistoletë me vete, çka ngre dyshime që ai ka qenë duke u ruajtur prej dikujt. I është sekuestruar telefoni për të parë, nëse në atë lokal, Dedja ka dalë nga ndonjë thirrje e kryer nga vetë autori i krimit të rëndë. Vijojnë hetimet por edhe kërkimet për të sjellë në pranga autorin e vrasjes.
Julian Gjoshi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë. Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/ l. “Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas.
Të tjera
-
Kurti para deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje
Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit ...
-
Këto janë disa nga dështimet e qeverisë Kurti, sipas Tahirit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka listuar disa nga dësht...
-
Blloku “B1” në KEK dy ditë do të jetë jashtë funksionit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sonte, në minutat ...
-
Nis seanca e Kuvendit për raportimin e mandatit katërvjeçar të Qeverisë së Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare me një pikë të rendit të ditës k...
-
Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi presidentin e rrallë e vizionar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të ...
-
24 orë po punohet për sanimin e Kanalit Ibër-Lepenc
Po vazhdojnë punimet intensive për sanimin e Kanalit Ibër-Lepenc pas sulmit t...
-
Kurti: BE-ja të tregohet e gatshme për të pranuar përparimin e Kosovës në procesin e integrimit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatis...
-
Vjosa Osmani uron 80 vjetorin e lindjes së Rugovës: Ati ynë themeltar dhe presidenti historik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 80 vjetorin e Dr. Ibrahim Rugov...
-
Haki Abazi pozicionohet në ulësen e deputetëve të AAK-së në Kuvendin e Kosovës
Pasi deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, zyrtarizo...
-
Hovenier: Në këtë pikë, SHBA nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit në Zubin Potok
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit me Kurtin....
-
Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër Lepenc
Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përsëritur thirrjen e përfaqë...
-
Shpërthimi në “Iber Lepenc”, Hovenier: E dënojmë sulmin, përgjegjësit të vihen para ligji
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u ës...