Lajme

Detaje/ Tre viktima, makina u përplas me “Ford-in” pastaj ra në Shkumbin

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 01 February 2022

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona. Për fat të mirë, tre prej tyre u nxorrën të gjallë prej saj ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë.

Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me eskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip “Ford”.

-Advertisement-

Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera