Detaje të reja rreth njohjes së patentë shoferit kosovarë në vendet e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 12 March 2018
Ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, se kanë lëshuar dizajnin e ri të patentë-shoferëve të Republikës me qëllim që t’i plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare, me këtë rast t’iu njihet i njëjti për transit edhe në vendet e Evropës.
Ky njoftim ka bërë që kohëve të fundit te shumë qytetarë të ngjallë interesime tejet të shumta.
Lidhur me këtë, “Indeksonline” ka kontaktuar Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Armend Zenaj për të mësuar disa të reja për këtë çështje.
Zenaj ka theksuar se për t’u njohur patentë-shoferi transit në Evropë duhet të arrihet marrëveshja bilaterale mes shteteve veç e veç si dhe të bëhet anëtarësimi në Organizata të Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, kjo do të mundësonte monitorimin e dokumentave, qoftë të lëvizjes si dhe ato të patentë shoferit.
“Atëherë mundësia e mirë është marrëveshja bilaterale me shtetet veç e veç edhe forma e rregullimit është njëjtë ashtu siç ka thënë Ministri i MPB-së për lëvizje transit që me u njoftë patent shoferi i Republikës së Kosovës d.m.th me i zhvillu procedurat që edhe shtetasit që jetojnë nëpër vende të Evropës dhe kanë patent shofer të Kosovës me përdorë të njëjtin”, është shprehur Zenaj.
Më tej, ai ka treguar se a kanë nevojë kosovarët që jetojnë në Evropë të paguajnë ndonjë taks për njohjen e këtij dokumenti identifikues.
“ Jo, nuk ka nevojë që të paguhet ndonjë taksë tek ne që t’iu njihet. Me të njëjtin patentë shoferë të shtetit që jeton qytetari i Kosovës, por rregulla është e njëjtë sikur njohja e Universitetit dhe shkollës së mesme prandaj duhet edhe tek patentë shoferi. Theksojmë se nëse shteti ku jeton qytetari i Kosovës e parasheh për qytetarët rezident që janë në vendet tjera duhet të ketë rregull ligjore, e për këtë duhet me u marrë MPB-ja dhe MPJ-ja e vendit tonë. Përndryshe, Ministria e Infrastrukturës nuk ka ligj tani që për me u njoftë në vendet tjera”, ka thënë ai.
Sa i përket çështjes se a duhet të mbahet një provim shtes në vendin ku personi jeton.
Zenaj ka sqaruar edhe këtë situatë.
“ Mvaret krejt se qysh rregullohet me anën ligjore në atë shtet. Kosova si Ministri e Infrastrukturës e kemi diskutuar me Ministirin e vendit dhe shefave të ndryshëm të vendev në Evropë në shumë takime kemi shqyrtuar këtë mundësi për me njoftë patent shoferin e Kosovës për shkak se njëfarë formesubstanciale do të ishim paksa të diskriminuar”, thotë ai.
Në fund, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës ka theksuar se kjo çështje i takon dy dikastereve qeveritare. Sipas tij, MI-ja organizon vetëm trajnimin e licencës së patentit.
“Kjo kryesisht i takon MPB-së dhe MPJ-së , këto dy institucione duke u bazu në punë më të rëndësishme, sepe Ministria e Infrastrukturës e organizon vetëm licencimin, pra trajnimin e licencimit të vozitësve. Ne vazhdimisht kemi potencuar se Kosova duhet t’i plotësojë kushtet sikur të gjitha shtetet tjera”, ka përfunduar Zenaj.
Kujtojmë se i pari i MPB-së, Sefaj ka paralajmëruar se në afat sa më të shkurtër do të arrihet marrëveshje reciproke për njohje apo ndërrim të patentëve të shoferit me shtetet e BE-së.
Të tjera
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...