Lajme

Detaje të reja rreth autobusit me eksploziv që po hynte dje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 23 Tetor 2017

Dje rreth mesditës është ndaluar një autobus në pikën kufitare në Jarinje pasi janë gjetur mjete shpërthyese.

Sipas policisë së Kosovës ne bagazh janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues, transmeton Infokusi.com

Me urdhër të prokurorit tre personave të dyshuar si përgjegjës për autobusi u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“. Në pikën kufitare në Jarinje, gjatë kontrollit të autobusit të udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues. Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve meshkuj/Serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar.”/INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy