Detaje të reja – Pse u gjobit shefi i vaksinimit në Dragash?
Autori: H. Smajli 10:21 | 27 September 2021
Shefi i Qendrës së Vaksinimit në Dragash, Bekim Vehapi bashkë me mjekun e kësaj qendre Fehmi Baxhaku janë të vetmit zyrtarë të shtetit që janë gjobitur për procesin e vaksinimit në Kosovë.
Ata bashkë, janë gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor i Kosovës me 1 mijë e 500 euro.
Njëri se nuk qëlloi në vend të punës kur ishte inspektuar qendra e tjetri se kishte vaksinuar më shumë persona se që lejohej në atë kohë.
Sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, Ramadan Jashari gjoba e parë ndaj shefit të Qendrës së Vaksinimit u bë për arsye se u vaksinuan dy inspektorë komunalë të cilët në atë kohë nuk kishin prioritet vaksinimi në bazë të moshës.
“Janë dy gjoba njëra për shefin e vaksinimit në vlerë 1 mijë euro dhe 500 euro mjekun. Arsyeja e Inspektoratit pse e ka shqiptuar gjobën është se e para ka qenë në lidhje me vaksinimin e dy inspektorëve komunalë që kanë qenë nën moshën 65 vjeçare”, ka thënë Jashari.
Derisa sipas tij gjoba e dytë thotë se është krejtësisht e pabazuar.
Kjo sepse është gjobitur me 500 euro një mjek i cili ka qenë gjithmonë në vendin e tij të punës në qendrën e vaksinimit në Dragash, ndërsa është dënuar pse nuk ka qenë në Qendrën tjetër në Prizren.
LEXO EDHE: Gjobitet qendra e vaksinimit në Dragash
“Gjoja se nuk ka qenë në vendin e punës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren atje dhe nuk kanë ditë që është bërë transferimi në Qendrën e Vaksinimit në Dragash. Dhe kështu inspektorat kur kanë shkuar atje në Qendrën e Vaksinimit në Prizren në evidencë e kanë pasë emrin e doktorit, Fehmi Bagjaku ndërsa ai faktikisht ka qenë duke punuar në Qendrën e Vaksinimit në Dragash. Që ka qenë i rregullt ditë. Një gjobë krejtësisht e pa bazë”, ka thënë drejtori i QKMF-së Ramadan Jashari për Infokus.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus edhe zëvendësuesi i kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, por nuk ka përmendur fare gjobën që i është dhënë doktorit Fehmi Bagjaku.
“Ju informojmë se për shkak të mos zbatimit të vendimit të Qeverisë për prioritet e personave që duhet të vaksinohen, është gjobitur dhe shefi i Qendrës së Vaksinimit të Dragash”, ka thënë shkurt ai.
Probleme të tilla ka pasur edhe në qendra të tjera të vaksinimit, jo vetëm në atë të Dragashit.
Madje, Gazeta Infokus kishte raportuar se Qendra e Vaksinimit në Shtërpcë në kohën kur kishte orarin për të vaksinuar qytetarët ishte fare e mbyllur, por nuk dihet nëse ndaj kësaj qendre është shqiptuar ndonjë gjobë apo jo.
Në përgjigjen e Inspektoratit të MSH-së në pjesën për gjobat përmendet vetëm qendra e vaksinimit në Dragash./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...