Lajme

Detaje të reja: Personi që rezultoi sot me koronavirus në Suharekë, u infektua nga familjarët e tij në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 06 April 2020

20 raste të reja me koronavirus u shënuan sot në Kosovë, 17 në Malishevë, një në Suharekë, një në Drenas dhe një në Prishtinë. Të gjitha këto, sipas IKSHPK’së, janë raste kontakti, shkruan Gazeta Metro.

Burime të Gazetës Metro konfirmojnë se rasti që u shënua në Suharekë, ka pasur kontakt me dikë prej Banjës së Malishevës, ku vetëm sot u identifikuan 15 të infektuar.

“Ka qenë në Malishevë nga Suhareka dhe është infektu, mirëpo ka qëndru vet në izolim në shtëpi pasi ka pasur simptoma, pasi i vizitoi familjarët”, ka thënë ky burim për Metron.

-Advertisement-

Kujtojmë se në Kosovë deri më sot janë shënuar 165 raste me koronavirus, 24 prej tyre janë shëruar dhe tre fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet.

Përkundër masave të marra të Qeverisë në largim, kjo siç duket nuk po mjafton dhe po bëhen thirrje të vazhdueshme nga opinioni publik që të bëhen sa më shumë teste, në mënyrë që të identifikohen me kohë të prekurit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera