Lajme

Detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 16 June 2018

Një person ka vdekur pasi është therur me thikë mbrëmë rreth mesnatës në një kafiteri në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës fillimisht disa persona ishin përfshirë në një rrahje e me pas kanë përdorur edhe armë të ftoftë-thika, shkruan GazetaFokus.

Veç viktimës lëndime kanë marrë edhe dy persona të tjerë të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Policia ka gjetur dhe konfiskuar thikën me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Ndaj dy të dyshuarave që ndodhën për trajtim në QKUK është lëshuar aktvendim mbi ndalimin policor./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera