Lajme

Detaje të reja për vogëlushen shqiptare që u masakrua nga pitbullët në Itali

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 21 September 2017

Detaje rrëqethëse nga ngjarja e trishtë ku një vajzë 1 vjeçe me origjinë shqiptare u sulmua për vdekje nga dy qen pitbull në banesën e saj në komunën e Flero, në Brescia të Italisë.

Gjatë një prononcimi për “Canale 5” dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar se iu është dashur të vrasin me armë zjarri dy qentë për të ndërhyrë më pas.

“Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës.

-Advertisement-

Vendosëm të vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike.
Nuk po hapnim dot portën”- kanë thënë policët.

Ndërsa lidhur me hipotezat e ngritur nga ana e hetueseve, bazuar ne hetimet e deritanishme, me shumë gjasa sulmi ka ndodhur në një moment kur gjyshi i vogëlushes po ushqente qentë në oborr.
Por lidhur me rindërtimin e fakteve, gjyshi mund të japë detaje më shumë për ngjarjen, që çoi në sulmin e qeneve ndaj vogëlushes.

Me pak fjalë, supozimi sipas hetueseve është se fëmija mund të ketë shkuar shumë afërt duke u marrë ushqimin qeneve, dhe kjo gjë ka provokuar reagimin e tyre. Në këtë pikë ka ndërhyrë gjyshi duke u bërë si “mburojë njerëzore” kundër dy qeneve të acaruar pitbull. Por për Victoria nuk kishte asgjë për të bërë, raporton amoreaquattrozampe.it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera