Detaje të reja për “marrëveshjen” e Besnik Bislimit në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 29 September 2021
Marrëveshja e proklamuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi mes Koaovës dhe Serbisë për targat ka bërë të reagojnë edhe Brukseli edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të gjithë kanë përgënjeshtruar arritjen e një marrëveshje finale.
Madje edhe vet ai në një status në llogarinë e tij në facebook para pak çastesh ka thënë se nuk ka dakordësi nga pala serbe për marrëveshjen që deri më tani e ka pranuar Kosova.
Lexojeni të plotë deklarimin e Besnil Bislimit:
Sot përgjatë gjithë ditës, ekipi yne dhe ai i Serbise kishim takime bilaterale me z. Miroslav Lajçak, me synim gjetjen e një zgjidhjeje përmes së cilës do të qetësohej situata në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe njëkohësisht Qeveria e Republikës së Kosovës të garantojë trajtimin e barabartë të qytetarëve të të dy vendeve në sferën e lëvizjes së lirë. Natyrsht se synimi primar i Republikës së Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet promovimi i lëvizjes së lirë, andaj edhe vendimi i fundit për përdorimin e tabelave të përkohshme ka qenë i imponuar nga padrejtësia dhjetëvjeqare e autoriteteve në Serbi kundrejt qytetarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt apo nëpër territorin e Serbisë.
Ne jemi treguar të gatshëm që të mbështesim përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zotit Lajçak drejt gjetjes së një zgjidhje të pranueshme dhe pas përfarimeve të vazhdueshme kemi arritur tek një draft final me të cilin pala kosovare jemi dakorduar. Pikat kryesore të këtij drafti final janë sa vijon:
1. Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre, do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës. Njësitë e KFOR do të qëndrojnë në vendkalimet kufitare afërsisht dy javë dhe mund të largohen nga vendkalimet pastaj në rast të qetësimit komplet të situatës.
2. Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.
3. Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. ky grup do ketë 6 muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka edhe kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.
Për momentin, kjo marrëveshje ka mbetur të pranohet edhe nga pala serbe e cila ka vërejtje në mënyrën e trajtimit të veturave me KM, për të cilat ka besuar apo kërkuar se do duhej trajtim i privilegjuar. Ne shpresojmë që delegacioni i Serbisë do të bindet për tekstin e marrëveshjes pa asnjë ndryshim të mëtejmë dhe në momentin e dakordimit, mund të themi se kami një marrëveshje valide.
Të tjera
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...