Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 10 January 2025
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kishte shkuar për kontroll mjekësore dhe derisa ishte duke marrë infuzion gjendja u përkeqësua. Drejtori i QKMF-së ka folur për rastin derisa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Janë mbledhur në këtë shtëpi për të ndarë dhimbjen për humbjen e familjarit të tyre.
Familja Ahmeti nga fshati Peran hapën dyert për pamën e djalit të tyre 36 vjeçar, Fatlum Ahmeti, i cili vdiq të enjten, pasi kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për vizitë mjekësore.
Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Bajram Bajgora dha detaje për televizionin se si ka ndodhur rasti.
“Pacienti në fjalë tashmë i ndjerë ka kërkuar ndihmë mjekësore në shërbimin e mjekësisë familjare. Është kontrolluar nga një specialiste familjare e cila ka caktuar marrjen e terapisë infuzive, një infuzioni. Pacientit i është vendos infuzioni, nga informacionet që kam nga stafi, që është marrë me rastin, thuhet se dikun pas një gjysmë ore, ka ndodhur një përkeqësim drastik i shëndetit dhe i njëjti është fut në dhomën e reagimit, ka qenë një doktoreshë e cila ka kërkuar ndihmë në QKMF dhe nga Emergjenca”, ka deklaruar ai.
Mirëpo Bajgora nuk dha informacione se si ishte gjendja e 36 vjeçarit kur u pranua në QKMF, për të cilin u raportua se kishte shkuar për grip sezonal.
‘Sa i përket gjendjes se pacientit qysh është pranuar është deklaruar doktoresha në fjalë, në polici që e kanë kërkuar, ajo është fazë që ne nuk mundem të jepim të dhëna derisa nuk kemi ndonjë vendim të autopsisë dhe vendimin tutje të Prokurorit se si e cilëson rastin”, ka deklaruar Bajgora për Tëvë1.
Për rastin ka folur edhe drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Adelina Stublla.
“Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar e e cila ka caktuar marrje të terapisë infuzive ku gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor (mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjencë e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, tha ajo.
Policia ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
‘Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka shkruar policia në raportin 24-orësh.
Familjaret nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast deri sa të publikohet obduksioni.

Të tjera
-
ZRRE me njoftim për tarifat e reja dhe “ndikimin te konsumatorët në veri” pasi tha se shtrenjtimi i rrymës nuk vlen atje
Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar një njoftim për rritjen e tarifav...
-
Putin shpall një armëpushim më 9 maj – Ukraina kundërshton me një kundërpropozim
Amerikanët flasin sërish për një "javë vendimtare" në negociatat për përfundi...
-
Pla*goset një kosovar në Zvicër, arrestohen dy persona (PAMJE)
Një 31 vjeçar nga Kosova është plagosur në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur pasd...
-
Vazhdimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, Abdixhiku për LVV-në: Bllokues në shtet e në punë, Prishtina nuk ndalet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se me rinisjen...
-
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, ZRRE: S’përcaktojmë tarifa atje
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar me vitin e kaluar, por jo edhe në...
-
Deputeti Veton Berisha: Ende s’ka asnjë vendim gjykate kundër racizmit në Kosovë, dhe kjo tregon shumë
Deputeti Veton Berisha nga komuniteti egjiptian ka thënë se ende s’ka asnjë v...
-
Këshilltari i ‘zëshëm’ i Albin Kurtit, kjo është pasuria e Hysamedin Ferajt
Hysamedin Feraj, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në mbrojtje të kryemi...
-
Vra* sja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja rrëfen ngjarjen
Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58 vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra më...
-
Dedaj: Albin Kurti nuk i ka votat as për Kuvend, as për Qeveri – po e maltreton qytetarin me 57 vota
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pasi në Kuvendin e ...
-
Ia vodhën në oborrin e shtëpisë në Zubin Potok, pronari e gjen veturën në Serbi
Një qytetar nga Zubin Potoku më datën 20 prill kishte njoftuar se vetura e ti...
-
Safet Gjici bën ankesë pas refuzimit të kërkesës për lirim të parakohshëm
Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka ankimuar në Gjykatën e Ap...
-
Gjykata hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit, veprat e tjera ri-kualifikohen
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesë...