Lajme

Detaje të reja nga krimi në Gjermani: Boksieri shqiptar u v*a me gjashtë plumba

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 10 March 2024

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani”, shkroi ai.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar dhe sipas informacioneve të fundit thuhet se boksieri shqiptar u qëllua me gjashtë plumba.

Sipas mediave gjermane, në vendin e krimit u gjetën gjashtë gëzhoje të armës.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera