Uncategorized

Detaje të reja nga iPhone X ka 3GB RAM dhe bateri 2,716 mAh

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 28 September 2017

Është bateria ajo që lë shenjë. Kapaciteti prej 2,716 mAh është më i lartë se kapaciteti i baterisë së iPhone 8 Plus prej 2,691 mAh.

Apple gjithnjë ka heshtur lidhur me specifikat e brendshme të telefonëve të saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për memorjen RAM dhe kapacitetin e baterisë.

Megjithatë autoriteti i telekomunikacionit Kinez nuk ka heshtur duke konfirmuar se iPhone X vjen me 3GB RAM dhe bateri 2,716 mAh raportoi OnLeaks në Twitter.

-Advertisement-

Sa i takon memorjes RAM, 3GB nuk janë një risi sepse aq ka edhe iPhone 8 dhe shumica e flagshipëve Android. Megjithatë performanca është gjëja e fundit e cila duhet tu shqetësojë për një telefon Apple.

Është bateria ajo që lë shenjë. Kapaciteti prej 2,716 mAh është më i lartë se kapaciteti i baterisë së iPhone 8 Plus prej 2,691 mAh.

Por nuk është bateria më e madhe vendosur ndonjëherë në një iPhone. Këtë titull e mban iPhone 7 Plus me bateri 2,900 mAh. Apple thotë se iPhone X mund të rezistojë deri në 2 orë më shumë se iPhone 7, të paktën në letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera