Lajme

Detaje të reja| MSH tregon se si do të shpërndahet vaksina anti-COVID-19 në Kosovë

Autori: Doresa Geci 09:54 | 31 March 2021

Pas shumë pritjeve në Kosovë gjatë ditës së diele kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës AstraZenca.

Këto vaksina tani kanë filluar të shpërndahen tek personeli shëndetësor dhe tek të moshuarit, shkruan Gazeta Infokus.

Momentalisht vaksina anti-virusi është duke u shpërndarë në Sallën 1 tetor në Prishtinë si dhe në Klinikën Infektive.

-Advertisement-

Por nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se vaksinimi do të bëhet edhe në qytete të tjera.

“Vaksinimi ka filluar ne Prishtine, por do te shtrihet edhe ne rajonet e tjera”, thuhet në përgjigjet e MSH-së për Gazetën Infokus.

Kjo vaksinë është e paraparë të jepe nga dy doza për pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Por Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar që dozat e ardhura të dielën të shpërndahen vetëm nga një dozë, ndërsa për dozën tjetër do të pritet kontingjenti tjetër.
“24 mije doza për 24 mije persona. Doza e dytë për ata qe marrin dozën e parë tani jepet në qershor, me që të vaksinat e astra zences, doza e dyte jepet prej 4-12 jave pas dozës se pare”, bëhet e ditur nga MSH-ja.

Kujtojmë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor i cili është furnizuar me vaksinën anti-Covid.

Ndonëse nga Ministri i kaluar, Armend Zemaj, kishte premtime se vaksina do të vinte në fund të shkurtit, premtimet e tij nuk u realizuan.
Kjo vaksinë arrit në Kosovë një muaj më vonë.

Kontingjenti i parë i vaksinës AstraZeneca janë siguruar përmes programit “COVAX”, mundësuar nga Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF)./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera