Lajme

Detaje të reja: Mozzik nuk kishte leje për turneun që organizoi në disa komuna

Autori: H. Smajli 14:33 | 10 August 2020

Artisti Gramos Aliu i njohur si “Mozzik” nuk kishte leje për turneun që organizoi në disa komuna të Kosovës për të shpërndarë albumin e tij më të ri.

Ani pse u raportua se ka leje e madje Mozzik u përcjell edhe nga Policia e Kosovës, gjatë këtij aktiviteti, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se artisti nuk kishte leje për këtë organizim.

Në një përgjigje për Gazetën inFokus nga MPB-ja thuhet se artisti kishte bërë një kërkesë të tillë mirëpo atij i ishte kthyer përgjigje vetëm duke i theksuar masat e qeverisë të cilat janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit covid-19 sipas të cilave nuk lejohen tubime të tilla.

-Advertisement-

“Qendra Operative e MPB nuk ka lëshuar leje për organizimin, vetëm ka jepe sqarim për vendimin e Qeveris se Republikës se Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën inFokus.

Ndërsa nga Ministria për Gazetën inFokus kanë dërguar edhe kërkesën që kishte drejtuar Mozzik dhe përgjigjen që kishte marrë nga Ministria.

“Të nderuar më lejoni të iu shpjegoj në pika të shkurtëra ngjarjet dhe aksionet e datës 8 gusht dhe 9 gusht .

Ne cdo qytet kane mu shpernda album CD te artistit Mozzik

Vendi i shperndarjes ka me qene ne qender qyteteve

Kohezgjatja ka me kone maximum 15-20 min !

Të gjithë do jenē me Distanca maska e doreza !

Respekt e faleminderit !

Sinqerisht Mozzik ( Gramoz Aliu )”, thuhej në kërkesën e Mozzik drejtuar Ministrisë.

Ndërsa Qendra Operative e MPB-së i kishte kthyer këtë përgjigje.

“Mundësisht te na dërgoni një numër kontaktues te tel. ne mënyrë qe te kemi te qartë kërkesën tuaj, përndryshe çfarëdo qe te jete aktiviteti apo lëvizja juaj ne baza vullnetare brenda orarit te lejuar te lëvizjes ne për komuna te RKS e rëndësishme eshte qe te respektohen te gjitha rekomandimet e IKSHPK s-MSH sa i përket masave mbrojtëse ( si mbajtja e distancës, bartja e maskave, mos grumbullimi me shumë se 5 persona ne sheshe)  gjithashtu edhe masat mbrojtëse ne transport te organizuar publik./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera